e hënë, 29 mars 2010

Liria e shprehjes dhe njeriu.

Themi te shpenguar liria e fjales apo liria e shprehjes pa pare me vemendje dallimin midis ‘lirise se fjales’ dhe ‘lirise se shprehjes’ .

Liria e fjales , ne thelb eshte liria e ankimit, sepse nuk me mungon lavderimi,i cili biles nxitet, me mungon ankimi, kritika.

Nderkaq kuptimi i lirise e shprehjes, nis me domethenien e fjales ’shpreh’, e cila ndoshta lidhet me gjermanishten ‘Sprache’ – gjuhe a ndoshta me italishten ‘esprimere’, por qe gjithsesi nenkupton ‘mohimin e prehjes’.
Pikerisht tek ky mohim i ‘prehjes’, gjen edhe domethenien ’shprehja’, pra dal nga gjendja e prehjes, por jo vetem duke ‘folur’, duke perdorur ‘gjuhen’, njeriu mund te ’shprehet’ edhe pa folur, te shprehet me punen, te shprehet me syte apo duart.

Dalja nga gjendja e prehjes , nenkupton qe njeriu nuk ‘permban’, nuk ‘permbahet’, ku permbahet nenkupton ‘ruhet brenda ne vetvete’, ne dallim nga mbaj, qe nenkupton edhe ‘ruan te jashtmen ‘ (ma ‘mba’ ti kete gje, derisa te vij ta marr= ma ‘ruaj’ ti kete).

Shprehja pra lidhet padyshim me daljen e qenies ne drite, dalja e ‘vetvetes per vete’, pra ka domethenie te eperme ndaj ‘fjales’ e cila mund ‘te genjeje’. Njeriu qe shprehet ‘nuk mund’ te mashtroje, nese mashtron ai njeri nuk eshte ’shprehur’, thjesht ka folur.

Shprehu!- themi perhere kur kerkojme sinqeritetin qe vjen nga perbrenda.

Pikerisht mungesa e lirise se shprehjes, kur nuk kemi dalje ‘te vetvetes per vete’, qofte nga frika se mos themi apo bejme ndonje budallek apo se na kane ndaluar fjalen, apo se po te shprehemi, do tallen me ne etj, eshte edhe ‘themeli i mosbesimit’.
Sinqeriteti i qenies, ‘i vetvetes per vete’ , qe eshte pikerisht shprehja, perben edhe bazen e ‘miqesise’, asaj ‘Miqesie’ ne domethenien shqiptare qe te gjithe e njohim por se praktikojme me e na duket si inekzistente.

Kjo eshte pasoje e krizes se vete konceptit shqiptar te ‘njeriut’, i cili eshte perhere e me pak ‘njeri’ e me shume ‘uomo-man’.

Cmund te thuhet per ‘njeriun’, i cili nuk ’shprehet’ me, pra nuk ka me nje ‘vetvete per vete’? Ky njeri flet ‘per vete’, ben ‘per vete’, por ne mungese te ’shprehjes autentike’, vetvetja nuk lidhet me veten, ky eshte ‘njeriu i fundit’ nicean, ‘ai qe ngerdheshet’, ose njeriu qe ‘nuk shprehet autentikisht’.

Por ky nuk eshte ‘njeriu’ ne domethenien shqiptare, kush i perqaset mendimit shqiptar e sheh ne drite ne Diellit, se ky nuk eshte ‘njeriu autentik’, ky nuk eshte njeriu qe del nga fraza:
Ai nuk eshte njeri, ai eshte shtaze.

Nga kjo ’shprehje autentike’ qe del zakonisht nga ‘thellesia e shpirtit’ e qe perfaqeson ne mendesine shqiptare ‘asgjesimin etik’ te tjetrit, duke pare se cfare nuk eshte, ne gjejme se cfare eshte.

Ne gjejme qe ne ndryshim nga mendimi grek (Aristoteli) i cili arriti pohimin se njeriu eshte ’shtaze politike’, mendimi shqiptar pohon se njeriu eshte ’shtaze etike’, dhe ketu nuk ka asgje kristiane, kjo eshte kristiane aq sa mund te jete kristian koncepti i Beses.

Qe ’shtaze etike’ nuk eshte formalisht larg ’shtazes politike’, kete e kuptojme lehte po te marrim parasysh se politika per mendimin grek eshte arti i gjetjes se ‘te mires’ se perbashket, por cfare eshte e mire eshte ‘etike’.

E megjithate nje veshtrim me kembengules, arrin ta kuptoje se si ’shtaze etike’ apo ’shtaze politike’ perfaqesojne nje ‘kunderthenie ne terma’ dhe pikerisht te kunderten e njera tjetres.
Pra sinteza ‘njeri’ arrihet vetem me dialektiken hegeliane, ky dy te kunderta arrijne nje sinteze.

Ne kete pike po te shikojme me vemendje se cila eshte e kunderta e ’shtazes’ do gjejme mjaft lehte se eshte etika dhe jo politika. Politika ne kuptimin grek eshte ‘art’, sot deri edhe ’shkence’, por ne te dyja raste, kemi te bejme me nje hap tjeter, me nje veprim, pra qe nuk eshte tek thelbi (vetvetja), por tek paraqitja (vetja).

Por kjo nuk e kenaq dialektiken hegeliane, sepse ne dialektiken hegeliane te dyja te kundertat gjenden ne esencen(vetveten) e sintezes.

Pra politika nuk eshte vertet e kunderta, por paraqitja e se kundertes, dmth jo e kunderta ‘ne vetvete’, por e kunderta ‘per vete’. Politika ne domethenien aristoteliane pra eshte paraqitja e etikes, por jo etika ne vetvete.

Keshtu qe ndjekja e dialektikes hegeliane, e cila eshte e vetmja qe arrin te perputhe dy te kunderta ne nje sinteze, na con ne perfundimin se :
1-Nese teza eshte Shtaza,
2-atehere antiteza eshte Etika,
3- sinteza eshte Njeriu.

Pra njeriu eshte shtaze etike, paraqitja e se ciles eshte politika.

Kuptohet qe ndjekja e dialektikes hegeliane, menjanon mundesine e ‘MORALISTIT’, ky individ nuk ‘eshte’ me SHTAZE, ky e ka mohuar ’shtazen’, rrjedhimisht nuk eshte NJERI ne domethenien shqiptare. Kristiani si Moralist nuk eshte ‘Njeri’ ne domethenien esenciale shqiptare, vetem ne domethenien Formale.

Nicja thoshte se:
- Njeriu eshte shtaza e vetme e pastabilizuar ende ne esencen e vet’ .

Ne fakt nuk eshte e stabilizuar ne esencen e vet, jo per shkak te faktorit ’shtaze’ sepse shtaza ne vetvete eshte e stabilizuar, por per shkak te faktorit ‘moral’, i cili eshte i paqendrueshem sepse nuk eshte absolut.

Pra vetem kur te arrihet nje moral absolut, mund te kemi pertejesimin e njeriut, kapercimin e njeriut ne mbinjeri. (Nicja e identifikon tek kerkimi i nje morali natyror qe e kthen njeriun ne rrenjet e tij, cka do ishte nje perendim i Njeriut, dhe fale ketij perendimi njeriu do kapercehet, do shkoje pertej).

Por ky nuk eshte problemi jone, ajo qe ka rendesi eshte pikerisht se mohimi i etikes, eshte mohim i nje pjese qe ndodhet ne ‘esencen e njeriut’, ne domethenien shqiptare, pra vete ‘njeriu’ keshtu mohohet dhe del pergjithesisht Shtaza. Kjo Shtaze e kerkon zgjidhjen e problemeve qe ka me realitetin tek POLITIKA, por ne fakt duhet ta kerkoje tek esenca e vet. Shtaza nuk e arrin dot politiken , pa arritur etiken.

Ky eshte edhe problemi kryesor i Komunizmit apo filozofive materialiste, gjithcka qe lidhet me materien me te prekshmen, i duhet trupit, i duhet esences tone si shtaze.
Ne rrugen e zbatimit te saj ne mohojme pjesen tjeter te Njeriut, ate qe e lidh me mendimin.
Ne shqip i pagdhendur, vjen nga gdhend e cila nga gdhe qe ka lidhje me gdhenjcke-e dale, e shtrembert, pyke, prandaj themi edhe :

Ai eshte pyke ne diell- pra ‘ i shtrember’.

E verteta, mendimi, ka lidhje me c’eshte ‘e drejte’ (mund te gjenden paralelizma edhe ne gjuhe te tjera qe e verteta=e drejta), por c’eshte e drejte ne zanafillen e vet i perkiste etikes. Mungesa e fjaleve shqip, pengon nje arsyetim te metejshem te mbeshtetur mbi pervojen shqiptare.

e diel, 28 mars 2010

A eshte i mundur mendimi shqiptar ?

Pyetje e thjeshte , pergjigje e veshtire.
Per te kuptuar ne eshte i mundur mendimi shqiptar, ne radhe te pare duhet kuptuar c'eshte vete mendimi, pertej domethenies se zakonshme , mendimi eshte cfare mendoj, i cili nuk jep ndonje njohje mbi mendimin, por vec shtron pyetjen cdo te thote te mendosh.

Te menduarit si proces i arsyes, nuk jep vetem mendime sikunder thuhet ne domethenien e zakonshme, por 2 pjella te mendjes:
1- Permendja
2- Mendimi i mirefillte

Ndonese nuk jemi platoniane, sillemi si platoniane. Platoni thoshte se njohjen e kemi te lindur dhe gjate jetes ne vetem kujtojme cfare dime, pra gjithe procesi i te njohurit te gjerave, varet nga sa te afte jemi te kujtojme.
Ne shqip, fjala e pershtatshme eshte permend-je. Te permendesh dicka, do te thote, dicka qe e ke ne kujtese ta nxjerresh prej saj e ta shprehesh.

Lidhja e forte mes permend dhe mendoj, gjithsesi nuk do te thote 'e njejta gje' , thote vetem qe te dyja konceptet kane lidhje kerthizore.
Pergjithesisht themi ; une mendoj se ...... , ne nje kohe qe fare mire ne vetem 'permendim' dicka, pra e nxjerrim nga kujtesa/mendja. (psh une mendoj se te gjithe njerezit jane te barabarte - ne fakt po permend dicka qe kam hasur dikund).

Dallimi thelbesor midis mendimit te mirefillte dhe permendjes, vjen nga 'vetvetoresia'(autenticiteti) e mendimit, ndersa permendja mund te jete fare mire dicka qe nuk eshte ne zanafille e jona. Megjithate ne mund te permendim edhe nje mendim te mirefillte tonin (psh kur e themi per here te dyte).

Ne kete pike kemi nje lidhje te tille ; Te menduarit-mendimi - kujtesa- permendja(dhe shprehja).

Kujtoj i themi ndryshe edhe 'mbaj mend'. Kjo deshmon edhe per lidhjen mes mend-imit dhe kujteses. Ne fakt te menduarit ka perhere lidhje me te kujtuarit. Kujtesa eshte thelbesore per arsyen, nga kujtesa arsyeja merr gjithcka te nevojshme per te funksionuar, duke filluar qe nga logjika, pa te cilen arsyeja nxjerr vetem 'gjera pa lidhje'. Logjike do te thote 'lidhje' dhe pa lidhjen mes fjaleve e gjerave e thena del si dicka shterpe, si te zesh veten me grushta.

Keshtu mund te themi se te menduarit ka nevoje, per arsyen,kujtesen e logjiken. Por te menduarit ka nevoje edhe per gjuhen, me saktesisht 'gjuhen e kujteses' ose 'gjuhen e qenies'... vazhdon

e hënë, 08 mars 2010

Historia si gjykim historik apo gjykim moral ?

Kur flitet per 'mesimin nga e kaluara' historia shikohet si mundesi njohjeje e asaj qe eshte mire apo keq, pra morali i nje ngjarje historike. Zberthehet nje periudhe historike me qellim moral: kete na e meson historia, keshtu nuk duhet bere se eshte keq ose anasjelltas duhet te sillemi ne ate menyre sepse ajo eshte mire.
Ne kete menyre jepet nje gjykim moral. Por si cdo gjykim moral edhe ky mbi nje periudhe historike mbetet ne thelb subjektiv, morali mbisundues i nje periudhe percakton mire ose keq, nje ngjarje te caktuar.
Nderkaq gjykimit historik nuk i intereson se cfare perfaqeson ajo periudhe moralisht, sepse i vetmi qellim eshte zbardhja racionale e ngjarjes.

Nje historiani gjykimi moral nuk duhet ti interesoje, atij duhet ti interesoje historia ne vetvete, por si cdo njeri edhe historiani ka dobesite e veta, prej nga edhe historianet filo-.

Pyetja qe lind vetiu eshte:
A eshte e mundshme nje histori e kulluar ? Si mund te kemi nje histori te kulluar, racionale kur historianet sadopak bejne mekatin e afrimit ndjesor me periudhen qe u intereson ?

Ta leme menjane historine e historianeve, per historine e johistorianeve.
Kur historia e historianeve te vendos perballe nje pyetjeje te tille, kuptohet lehte se historia e johistorianeve nenkupton paresisht gjykimin moral.
Sepse historia shikohet si nje burim morali, ajo duhet te jape mesime perndryshe ska ndonje vlere (sociale, politike, ekonomike). Ketu shihet fare qarte nga buron nevoja e manipulimit te historise.
Manipulimi i historise vjen pikerisht nga nevojat e nje rendi te caktuar gjerash, jane ato qe shtyjne nevojtaret te japin interpretime (te fakteve historike) qe me historine s'kane lidhje.

Pergjithesisht sipas sistemeve, te cilat mbartin edhe moralin e tyre, gjendet edhe interpretimi i fakteve historike, me ndryshimin e sistemeve, i cili sjelle edhe ndryshime morale, c'ishte e vertete behet e rreme dhe e rremja e vertete, c'ishte e mire behet keq dhe c'ishte e keqe behet mire.

A mund te shpetojme dot nga permbysje te tilla ?

Po te shpetojme atehere do kete ardhur fundi i historise, sepse askush nuk do kishte me nevoje per gjykimin moral, gjithcka ka ndodhur me pare mund te vleresohet si racionale, perderisa ato ngjarje mundesuan ate rrjedhe qe sosi ne fundin e historise.

Sotit nuk mund ta themi dot se ka ardhur fundi i historise, pasi mbi ngjarjet ushtrohet gjykimi moral.
Vetem kur te jemi ne gjendje ta shohim historine si nje varg racional ngjarjesh mund te flasim per fundin e historise, deri atehere cdokush qe pretendon se sot perjetojme fundin e historise, eshte thjesht nje dijetar oborri.

e premte, 12 qershor 2009

Homo tecnologicus, zhytje ne mesjete ?

Ne kohet e sotme, perhere e me te teper, verehen ndryshime te rendesishme socio- kulturore te cilat po i japin jete nje njeriu te ri. Perparimi i shpejte teknologjik sjell edhe menyra te tjera te perceptimit te realitetit. Tashme eshte teknologjia ajo qe kushtezon jashte mase perceptimin e realitetit, interneti ne vecanti.
Te shumte jane ata, qe flasin per lindjen e rritjen e homo tecnologicus, njeriu i ri i cili varet plotesisht nga teknologjia, jo vetem persa i perket mbijeteses, por vete formimit kulturor e deri tek perceptimi i realitetit.

Ky koncept nenkupton per fat te keq a te mire, se vete struktura sociale do i nenshtrohet teknologjise ne formimin e hierarkive ne shoqeri. Paria, ashtu si e tregoi kriza ekonomike mbareboterore , duket se do jete Pari teknokratike, shtresa aktive qe dominon teknologjine ndersa nga ana tjeter duket se kemi gjithe te tjeret, shtresa pasive qe i nenshtrohet teknologjise.

Kjo ndarje eshte e krahasueshme me ndarjen qe krijon homo religiosus, nga nje ane kleriket e nga ana tjeter gjithe te tjeret. Vete shtresa e mesme, jetike per demokracine tashme po humb perhere e me teper kuptimin, meqe 70-80% e nje shoqerie nuk ka si te quhet shtrese e mesme.
Po njesoj ndodhi me homo religiosus ne mesjete.
Persa kohe ne mesjete qe kish ‘homo religiosus’, kishte nje klase klerikalo- feudale qe formonte majen e gjithe te tjeret. Ata ne fakt zoteronin edhe shkrimin e dijet, te tjeret ishin analfabete.
Sot Irani , pavaresisht ndryshimeve ekonomike, ka nje kaste klerikalo-industrialistesh, qe dominon.

Keshtu homo tecnologicus, do i jape jete, klerikeve teknokrate( qe nga financa e cila varet plotesisht nga teknologjia e deri tek pronaret e mediave) dhe gjithe te tjeret.

Po ashtu paralelizmi eshte i ngjashem edhe ne aspektin tjeter. Ne kohen kristiane, mund te themi se kisha krijonte fenomene masive (si kryqezatat,pelegrinazhet), nderkaq vete jeta rrotullohej rreth kishes, keshtu qe mijra e mijra kisha anembane Europes, luanin rolin kulturor te mijra e mijra televizioneve te sotshem.
Pra vendosja e kishave ne cdo fshat e qytet europian , jeta qe rrotullohej rreth kishes e kultura biblike , gjejne paralelizem sot tek media anenmbane e kultura mediatike qe po perhapet ngadale.

Ne mes ketyre dy epokave te fenomeneve masive, secila me metoden e vet, kishat dje , mediat sot, kemi ‘epoken e shkelqyer’ qe po perendon, ate qe filloi me protestanizmin me 1525, vazhdoi me konsolidimin e konceptit te shtetit modern,me 1648, me revolucionin francez 1789 e shtetin-komb per ta quajtur mbase te perfunduar ne 1992, me rrezimin e Sovjetikeve e krijimin e Komunitetin Europian ne kuptimin politik.

Pra ‘epoka e shkelqyer’ plot 5 shekuj, i takon epokes se ndarjeve, percarjeve, krijimit e konsolidimit te subkulturave kristiane qe kulminoi ne shtetet kombetare, e faktikisht epoka e shteteve kombetare eshte edhe epoka e shkelqimit europian ne cdo fushe.

Keshtu mund te flasim per ciklin e ri, te fenomeneve masive, kesaj radhe fale mediave.
I bie,qe c’eshte krijuar ne keto 5 shekuj te rrenohet, perfshire edhe demokracine sic konceptohej kjo ne shek 19 e 20.
Ndersa ne sferen shqiptare, do kemi shkombetarizim masiv, humbje te kultures shqiptare apo asaj pjese te madhe qe do jete e padobishme sidomos ajo e shkruar dhe ‘fatkeqesine’(persa mund te vleresohet e tille) qe te mos themi kurre: Ne arritem te jetonim ne nje demokraci te mirefillte.

Natyralizim apo homogjenizim ?

Per dhenien e nenshtetesise shtetet perdorin Jus solis (e drejta e territorit) dhe Jus sanguinis (e drejta e gjakut). Prej Italise e italishtes ka hyre ne shqip koncepti i natyralizimit.

Greqia perdor nje term mjaft te dobishem ne lidhje me jus solin, homogjenizim, ne ndryshim nga termi ‘i demshem’, natyralizim.
Natyralizim nuk do te thote praktikisht asgje. C’kuptim ka qe nje individ te natyralizohet ? Behet i natyrshem, behet pjese e natyres, behet natyror, natyral etj ?!

Ne pamje te pare, duket si term korrekt kur lidhet me territorin, me shtetin(natyren, o malet e Shqiperise) mirepo kush shihen kushtet e natyralizmit, verehet qarte se jane kushte qe i perkasin rendit social te gjerave, kerkohet qe individi te jete pjese e bashkesise socio-politike, te perthithe identitetin e pjesetareve te tjere te bashkesise etj.

Jus soli duhet te kishte termin territorializim, pasi i vetmi i pershtatshem kur te qenet ne nje territor te caktuar te japin te drejta mbi ate territor.

Nderkaq termi homogjenizim, i pershtatet edhe nivelit historik qe eshte i domosdoshem kur behet fjale per integrimin/asimilimin/cngjasimin e dikujt, pa harruar se po ky term ka kuptim paresor ne fushen sociale;shoqeri homogjene, bashkesi homogjene, grup homogjen.

Vete shtetet amerikane duhet te flasin per territorializim, sepse aty njeriu thjesht territorializohet, po ashtu si fabrika a uzina, e vetem me vone, po shume me vone, mund te flitet per homogjenizim.
Natyralizim eshte term qe devijon nga e verteta.

Une do thoja, se vijueshmeria normale e ketij procesi do ishte e ketille:

1- territorializimi i emigrantit, qe zgjat disa vjet, dmth emigranti eshte vendosur/ngulur ne nje territor te caktuar, qytet a fshat, ka nje pune relativisht te sigurte qe e lidh me territorin, ka nje shtepi relativisht te sigurte ku te fuse koken e njohjen relativisht te mire te gjuhes e cila i lejon pastaj te perthithe edhe kulturen e vendit.

2- homogjenizimi social i emograntit. Ky zgjat gjithe jeten e tij. Emigranti behet pjese e se teres, dmth nga pjese e vecante behet pjese e unikes, e bashkesise se atij, vendi rregullave morale e ligjore, mendesise se atij vendi,kultures e gjuhes.

Nderkaq , koncepte te tilla, si amerikanizim, italinizim, shqiptarizim nuk jane te pershtatshme per te karakterizuar nje individ te tille, duke qene se ngelen siperfaqesore.

Femija i emigrantit, homogjenizohet socialisht/kulturalisht pothuaj menjehere, sidomos kur lind atje, keshtu qe vetem tek ai mund te flitet me siguri per amerikanizim, italianizim, shqiptarizim etj.

Faza e fundit eshte autoktonia (identitare) dmth kur hyn me te drejta te plota historike ne bashkesi, atehere kur harron origjinen e nuk te karakterizon me termi i shqiptarizuar por termi shqiptaria .
Kjo ka me shume rendesi moralo-psikologjike sesa juridiko-politike, por qe gjithsesi me mire ta kesh sesa mos ta kesh. Eshte perhere me mire te karakterizohesh nga te tjeret si vendas sesa si i ardhur.

e martë, 09 qershor 2009

Politika dhe propaganda

Qe ne fillim duhet pranuar parimisht, se keto dy koncepte jane te pandashme, ku ka politike ka edhe propagande dhe anasjelltas, ku ka propagande ka edhe politike.

Propagare, qe eshte rrenja e fjales, do te thote perhap, pra qysh ne rrenje shihet lidhja mes propagandes dhe informacionit e propaganda nenkupton informacion edhe pse pastaj informacioni mund te jete jokorrekt e te kete te meta te tjera.

Vete fakti, qe eshte informacion, fut ne loje konceptin e perballjes se njeriut me informacionin, dmth njeriu ne kete perballje eshte aktiv apo eshte pasiv.
Perballja aktive nenkupton qe njeriu eshte ne gjendje te perzgjedhe informacion, ka aftesi kritike e gjykuese mbi informacionin, di c'te marre e c'te lere.
Perballja pasive nenkupton paaftesine ne perzgjedhje, njeriu e vuan informacionin, i nenshtrohet atij.

Kuptohet qe kategoria pasive perbehet nga femijet, nderkaq kategoria aktive supozohet te perbehet nga te rriturit.

Tani, politika ka nevoje per njerez qe i nenshtrohen informacionit, per 'femije' ne politike, pasi krahas ideve, parimeve e interesave qe lidhin njerezit me nje parti te caktuar, nevojitet edhe propaganda per ata votues qe jane te lekundur, keshtu qe per shkak te kesaj kategorie ,sot vendimtare, propaganda u sherbehet te gjitheve.

Propaganda duke qene informacion i perseritur deri ne lodhje veshesh, ushtron funksion rraskapites per te rriturin i cili ka deri diku aftesi gjykuese mbi informacion, pra mbi personin qe ka qendrim aktiv ndaj informacionit sherben si dobesues gjykimi, me qellim kthimin e qendrimit te tij , nga aktiv ne pasiv, si te thuash kthimin e te rriturit ne 'femije' qe beson ne gjithcka i thuhet. Mjaft te imagjinohet si funksionon depertimi i hakerave ne nje kompjuter.

Dyndja e informacionit ne boten e sotme ka krijuar veshtiresi te medha tek cdokush; te gjithe jemi te kercenuar qe nderverprimin aktiv me informacionin ta ndryshojme ne qendrim pasiv.
Kjo do kercenoje me tej vullnetin e lire te cdokujt.
Te njejtin kercenim te vullnetit te lire e gjejme te shumefishuar nga propaganda e reklamat ne pergjithesi, e vete propaganda eshte edhe nje lloj reklame.

Mund te shtrohet pyetja, si mund te shquajme politikanin qe na ofron mundesine e zgjedhjes, meqe duam te ruajme vullnetin e lire.

Kjo eshte ne fakt e pamundur, por ka megjithate nje ndryshim, ka politikane qe e perdorin propaganden si mjet kryesor ka edhe politikane qe e perdorin si mjet dytesor.

I pari mund te shquhet, sepse kunder kundershtarit perdor perhere retoriken, ndersa i dyti vepron kunder kundershtarin pervec se me retoriken edhe me te shtena idesh e parimesh qe gjenden te kataloguara ne teorite politike.

Pra edhe pse mund te duket paradoksale, ekzistenca e nje ideologjie politike (jo ne kuptimin marksist) lejon edhe shquarjen e politikanit qe ka me pak nevoje per propaganden dhe retoriken, pasi atij nuk i duhet votuesi ne pergjithesi, por votuesi i cili gjen vetveten pervec tek interesat ekonomike edhe ne ate teresi idesh e parimesh, te cilat ka marre persiper te perfaqesoje.

Megjithese kane ardhur kohe te veshtira per kete lloj politikani, ne mbare perendimin, mendoj se njerezit, qe duan te shohin te perfaqesuar vetveten ne parlament, do gjejne perhere dike qe ti perfaqesoje, mjaft ti kerkojne vetes te jene aq te afte sa te kene qendrim aktiv ndaj informacionit, pasi jane njerezit qe krijojne perfaqesuesit e tyre dhe jo perfaqesuesit qe krijojne votuesit e tyre... te pakten ne nje demokraci keshtu duhet te jete.

e diel, 24 maj 2009

Kultura politike dhe shqiptaret

Me duhet te pranoj qe ne Shqiperi ende mungon kultura politike, jo vetem ne parine politike por sidomos tek masat.
Kultura politike normalisht krijohet ngadale , sepse si cdo lloj kulture varet nga tradita, por tek ne pavaresisht se e kemi nga pikepamja kohore nje tradite politike ende nuk mund te flitet per kulture politike.
Nje nga faktoret eshte mungesa e deges universitare qe merret me politiken (Serbia psh e ka ate fakultet qysh prej vitit 1900) por ai fakultet paresi ka krijimin e nje grupi te afte qe merret kryesisht me politiken e jashtme e cila e ka jetike njeriun e pergatitur, pra nuk duket te jete faktor aq domethenes.
Mungesa e kultures politike, kjo pagdhenduri politike e kudogjendur , duhet pare kryesisht si pasoje e mosfunksionimit te procesit te shtresezimit, dmth cdo klase politike, cdo elite politike prej 1912 e deri me sot, nuk ka lene asgje pas vetes, ka kaluar pa lene gjurme , pa krijuar themele kulturore mbi te cilat te tjeret duhet te ndertonin muret e deri tek catia.

Rregullisht parite politike i kane asgjesuar parardhesit, por kjo nuk do ish aq vendimtare sikur paraardhesit te kishin lene pas gjera me vlere te atille sa te mposhtnin kohen. E vetmja gje qe ka ngelur eshte vepra e Samiut, po edhe ajo me shume ka vlere simbolike, sepse shume pak e kane lexuar e mbi te gjitha ajo i perket periudhes se rilindjes.
Ccdo pari politike qe ka qarkulluar ne keto 100 vjet , nuk eshte kujdesur qofte edhe per nje sekonde, per te lene prapa teori politike me vlere te posacme per shoqerine shqiptare, zakonisht jane riciklime te teorive qe gjenden rendom jashte vendit.
Biles edhe vete politizimi i ideologjise kombetare nga ana e parive te shkuara u bindej ligjeve te huaja.

Parite politike ne Shqiperi jane marre pothuajse vetem me teorine e mbajtjes se pushtetit me cdo kusht dhe politologet e se shkuares jane kufizuar ne ate drejtim. Kjo gje ndodh per fat te keq edhe sot, politologet e sotem merren zakonisht me teorine e mbajtjes se pushtetit, si me zhvillimin ashtu me kritiken e saj.
Mua me duket shume deshperuese, pasi kjo tregon se marrja e mbajtja e pushtetit eshte i vetmi qellim ku drejtohen energjite mendore te parise politike. Nderkaq marrja e pushtetit duhet te jete thjesht mjeti per praktikimin e nje vizioni politik mbi te miren e perbashket.

Kjo ka krijuar edhe tek masat idene se politika nuk eshte gje tjeter perpos marrja dhe mbajtja e pushtetit e logjikisht te merresh me politike nenkupton te kesh mundesine e privilegjeve, dmth te jesh subjekt ku privilegji eshte prerogative.

Keshtu vete aksioni politik nenkupton per shqiptaret, sakrifice qe do shperblehet me pushtet e me pasuri e kjo eshte mese normale , biles legjitime, aq sa nje konceptim tjeter i veprimtarise politike do dukej si blasfemi apo edhe idiotizem.
Kjo mendesi tashme eshte rrenjosur aq thelle ne ndergjegjen shqiptare, saqe ndalon vete procesin e shtresezimit i cili sjell edhe kulturen politike, pra ne njefare menyre ne e kemi denuar vete veten me pagdhendurine politike, qe na pelqen duhet pranuar, biles aq shume saqe eshte krijuar edhe nje lloj njesie matese per aftesite politike te njerit apo tjetrit.

Nese nuk ndryshohet kjo menyre se perceptuari politiken, nuk ka gjasa qe te ndryshoje edhe veprimtaria politike ne Shqiperi e sa te jete jeta, pagdhenduria politike do udheheqe votuesin ne kutine e votimit. Kuptohet qe cdo vote e tille nuk eshte shprehje e demokracise por eshte nje grusht ndaj demokracise kombetare , qe vonon ndergjegjesimin e shqiptareve mbi te miren e perbashket e menyren se si arrihet tek ajo.