e diel, 26 prill 2009

Lufta dhe demokracia

Pranimi i legjitimitetit natyror te luftes eshte pikerisht pikenisja e shqyrtimit te ceshtjes.

Demokracia eshte nje sistem i brendshem qeverisjeje i nje shoqerie ,keshtu qe ne raportet e jashtme nuk mund te buroje nje kendveshtrim kontradiktor me format e tjera te qeverisjes.

Kthimi i demokracise nga sistem i brendshem qeverisjeje ne 'teresi vlerash internacional-humaniste' eshte proces modern, biles i koheve te sotme e me sakte mund ta quajme nje perpjekje. Ne kete perpjekje po humbet logjikisht edhe thelbi i demokracise .
Demokraci-Lufte nuk perbejne nje nderlidhje ku me fuqizimin e njerit faktor duhet te kemi zhdukjen e faktorit tjeter, pra nuk ka paraprakisht kundershti midis konceptit te demokracise dhe konceptit te luftes.

Asnje sistem qeverisjeje nuk eshte ne gjendje te garantoje paqen e perjetshme, sepse sistemi i qeverisjes nuk eshte produkt i filozofimit mbi paqen, por pikerisht mbi qeverisjen. Keshtu edhe demokracia nuk eshte produkt i filozofimit mbi paqen. Nuk mund te thuash absolutisht tani qe kemi demokraci kemi paqe te perjetshme.

Demokracia e pare jo si sistem qeverisjeje por si sistem vlerash njerezore, vuan nga internacionalizmi pasi propogandon vlerat e gjithe njerezve e jo te nje zone te caktuar.
Ky internacionalizem e ben te bjere ne gracken e cdo teorie internacionaliste,dmth perhapja e asaj teorie(doktrine,ideologjie) me dhune.

Ne kete gracke e ka futur demokracine ajo qe quhet 'demokracia amerikane'. Ka marre tashme persiper perhapjen e demokracise me dhune nepermjet doktrines se luftes preventive.
Nuk eshte aspak faji i Amerikanit , por eshte thelbi i demokracise qe te con tek nje konceptim i tille. Cdo teori internacionaliste historikisht ka propoganduar e praktikuar perhapjen e saj me dhune e keshtu po ndodh me demokracine. Perhapja me dhune e jo me paqe nga ana tjeter tregon edhe dobesine e aspak universalizmin e vlerave qe pretendon teoria, pra ne kete pike teoria kthehet ne prodhuese tiranie,sado te larta e fisnike te jene qellimet e saj.

Koncepti i Legjitimitetit te nje lufte eshte nga fitoret me te medha qe njeriu gjeti ne rrugen e tij mijeravjecare te kalimit nga barbaria ne civilizim.

Aktualisht bota po jeton nje periudhe krize ne kete drejtim. Amerika futi ne te drejten nderkombetare serisht konceptin e luftes parandaluese(preventive). Kishte shekuj qe Europa te pakten me perpjekjet e saj zhduku nga raportet nderkombetare legjitimitetin e luftes parandaluese. Kjo arritje e madhe u shkermoq prej Amerikes .
Kjo le te themi eshte disfata e 'demokracise' pasi shteti simbol i lejon vetes perdorimin e doktrines se luftes parandaluese.
Nese perhapet kjo doktrine te cilen e mbeshtetin faktikisht shumica e shteteve demokratike do gjendemi ne nje situate shume te veshtire. Neser del nje shtet e thote: Duke qene se fqinji im eshte pasuruar e ka filluar te shpenzoje shume per armatime ,une duke qene se ndihem i kercenuar nga ky shtim i armatimit, bej nje lufte preventive e keshtu se lejoj te behet kercenim per mua te nesermen.

Fatkeqesia eshte pikerisht mbeshtetja qe njeriu 'demokratik' i jep kesaj doktrine te rrezikshme per marredheniet nderkombetare.

2 comments:

Julius said...

Arsyeja për luftë gjithsesi, në kohë ka evoluar. Edhe mjetet e luftës kanë evoluar. Armatimi i rëndë psh i palëve konfliktuale, siguron që nuk do të ketë luftë se të gjithë dalin të humbur.

Vërtet ama besoj se internacionalizmi i demokracisë, sjell konflikte, ama jo demokracia vetë. Pastaj do duhet të marrim parasysh nivelin e demokracisë. Çdo qytetërim ka një bërthamë të tijën në të cilën vlera e demokracisë është e madhe. Kështu psh USA janë më "demokratike" në NY sesa në Irak, apo Guantanamo.
Tani, përveç luftës për interesa, eksportimi i demokracisë siguron nivel më të lartë jetese. Kështu psh në të ardhmen, irakieni do të preferojë që të qeveriset nga një qeveri demokratike sesa nga diktatori Sadam.
Edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, sjellja e "të fortit", ndaj të "dobëtit", ka evoluar. Afrikanët para 200 vjetësh shiteshin e bliheshin si skllevër prej perëndimit. Ndërsa sot, Kina psh që nuk është dhe aq demokratike, siguron bursa studimi dhe ndihma financiare për vendet në të cilat ka interesa ekonomike.

Marrim këtë përqasje... bota e madhe e ndarë në "të majtë" dhe "të djathtë" përkatësisht të parët janë vendet e botës së tretë dhe të dytët janë perëndimi. Lehtë merret vesh se ashtu si në çdo formacion politik nacionalist, të dytët do shfrytëzojnë të parët.

Po nëse arrijnë një nivel jete relativisht të barabartë dhe të kënaqshëm këta, cila do ishte arsyeja për luftë?
Pra supozojmë që niveli ekonomik i botës së tretë rritet ngadalë dhe gradualisht. Përse do luftohet në të ardhmen?

Hyllin said...

Demokracia ne vetvete nuk ka si te sjelle lufte, pasi demokracia tregon vetem se sovraniteti i perket popullit.
Demokracia as nuk sjell lufte e as nuk sjell paqe, eshte indiferente.

Kur vlerat e nje shoqerie marrin epitetin demokratike, atehere demokracia behet luftesjellese .

''''Pra supozojmë që niveli ekonomik i botës së tretë rritet ngadalë dhe gradualisht. Përse do luftohet në të ardhmen?'''''

Ka gjithmone dicka per te cilen behet lufte. Ja pergjigju kesaj pyetjeje: Pse nje njeri i krimbur ne leke, ben krime ekonomike ?

Duhet te marresh parasysh edhe 2 elemente; merzine dhe natyren gjahtare te njeriut.