e hënë, 29 mars 2010

Liria e shprehjes dhe njeriu.

Themi te shpenguar liria e fjales apo liria e shprehjes pa pare me vemendje dallimin midis ‘lirise se fjales’ dhe ‘lirise se shprehjes’ .

Liria e fjales , ne thelb eshte liria e ankimit, sepse nuk me mungon lavderimi,i cili biles nxitet, me mungon ankimi, kritika.

Nderkaq kuptimi i lirise e shprehjes, nis me domethenien e fjales ’shpreh’, e cila ndoshta lidhet me gjermanishten ‘Sprache’ – gjuhe a ndoshta me italishten ‘esprimere’, por qe gjithsesi nenkupton ‘mohimin e prehjes’.
Pikerisht tek ky mohim i ‘prehjes’, gjen edhe domethenien ’shprehja’, pra dal nga gjendja e prehjes, por jo vetem duke ‘folur’, duke perdorur ‘gjuhen’, njeriu mund te ’shprehet’ edhe pa folur, te shprehet me punen, te shprehet me syte apo duart.

Dalja nga gjendja e prehjes , nenkupton qe njeriu nuk ‘permban’, nuk ‘permbahet’, ku permbahet nenkupton ‘ruhet brenda ne vetvete’, ne dallim nga mbaj, qe nenkupton edhe ‘ruan te jashtmen ‘ (ma ‘mba’ ti kete gje, derisa te vij ta marr= ma ‘ruaj’ ti kete).

Shprehja pra lidhet padyshim me daljen e qenies ne drite, dalja e ‘vetvetes per vete’, pra ka domethenie te eperme ndaj ‘fjales’ e cila mund ‘te genjeje’. Njeriu qe shprehet ‘nuk mund’ te mashtroje, nese mashtron ai njeri nuk eshte ’shprehur’, thjesht ka folur.

Shprehu!- themi perhere kur kerkojme sinqeritetin qe vjen nga perbrenda.

Pikerisht mungesa e lirise se shprehjes, kur nuk kemi dalje ‘te vetvetes per vete’, qofte nga frika se mos themi apo bejme ndonje budallek apo se na kane ndaluar fjalen, apo se po te shprehemi, do tallen me ne etj, eshte edhe ‘themeli i mosbesimit’.
Sinqeriteti i qenies, ‘i vetvetes per vete’ , qe eshte pikerisht shprehja, perben edhe bazen e ‘miqesise’, asaj ‘Miqesie’ ne domethenien shqiptare qe te gjithe e njohim por se praktikojme me e na duket si inekzistente.

Kjo eshte pasoje e krizes se vete konceptit shqiptar te ‘njeriut’, i cili eshte perhere e me pak ‘njeri’ e me shume ‘uomo-man’.

Cmund te thuhet per ‘njeriun’, i cili nuk ’shprehet’ me, pra nuk ka me nje ‘vetvete per vete’? Ky njeri flet ‘per vete’, ben ‘per vete’, por ne mungese te ’shprehjes autentike’, vetvetja nuk lidhet me veten, ky eshte ‘njeriu i fundit’ nicean, ‘ai qe ngerdheshet’, ose njeriu qe ‘nuk shprehet autentikisht’.

Por ky nuk eshte ‘njeriu’ ne domethenien shqiptare, kush i perqaset mendimit shqiptar e sheh ne drite ne Diellit, se ky nuk eshte ‘njeriu autentik’, ky nuk eshte njeriu qe del nga fraza:
Ai nuk eshte njeri, ai eshte shtaze.

Nga kjo ’shprehje autentike’ qe del zakonisht nga ‘thellesia e shpirtit’ e qe perfaqeson ne mendesine shqiptare ‘asgjesimin etik’ te tjetrit, duke pare se cfare nuk eshte, ne gjejme se cfare eshte.

Ne gjejme qe ne ndryshim nga mendimi grek (Aristoteli) i cili arriti pohimin se njeriu eshte ’shtaze politike’, mendimi shqiptar pohon se njeriu eshte ’shtaze etike’, dhe ketu nuk ka asgje kristiane, kjo eshte kristiane aq sa mund te jete kristian koncepti i Beses.

Qe ’shtaze etike’ nuk eshte formalisht larg ’shtazes politike’, kete e kuptojme lehte po te marrim parasysh se politika per mendimin grek eshte arti i gjetjes se ‘te mires’ se perbashket, por cfare eshte e mire eshte ‘etike’.

E megjithate nje veshtrim me kembengules, arrin ta kuptoje se si ’shtaze etike’ apo ’shtaze politike’ perfaqesojne nje ‘kunderthenie ne terma’ dhe pikerisht te kunderten e njera tjetres.
Pra sinteza ‘njeri’ arrihet vetem me dialektiken hegeliane, ky dy te kunderta arrijne nje sinteze.

Ne kete pike po te shikojme me vemendje se cila eshte e kunderta e ’shtazes’ do gjejme mjaft lehte se eshte etika dhe jo politika. Politika ne kuptimin grek eshte ‘art’, sot deri edhe ’shkence’, por ne te dyja raste, kemi te bejme me nje hap tjeter, me nje veprim, pra qe nuk eshte tek thelbi (vetvetja), por tek paraqitja (vetja).

Por kjo nuk e kenaq dialektiken hegeliane, sepse ne dialektiken hegeliane te dyja te kundertat gjenden ne esencen(vetveten) e sintezes.

Pra politika nuk eshte vertet e kunderta, por paraqitja e se kundertes, dmth jo e kunderta ‘ne vetvete’, por e kunderta ‘per vete’. Politika ne domethenien aristoteliane pra eshte paraqitja e etikes, por jo etika ne vetvete.

Keshtu qe ndjekja e dialektikes hegeliane, e cila eshte e vetmja qe arrin te perputhe dy te kunderta ne nje sinteze, na con ne perfundimin se :
1-Nese teza eshte Shtaza,
2-atehere antiteza eshte Etika,
3- sinteza eshte Njeriu.

Pra njeriu eshte shtaze etike, paraqitja e se ciles eshte politika.

Kuptohet qe ndjekja e dialektikes hegeliane, menjanon mundesine e ‘MORALISTIT’, ky individ nuk ‘eshte’ me SHTAZE, ky e ka mohuar ’shtazen’, rrjedhimisht nuk eshte NJERI ne domethenien shqiptare. Kristiani si Moralist nuk eshte ‘Njeri’ ne domethenien esenciale shqiptare, vetem ne domethenien Formale.

Nicja thoshte se:
- Njeriu eshte shtaza e vetme e pastabilizuar ende ne esencen e vet’ .

Ne fakt nuk eshte e stabilizuar ne esencen e vet, jo per shkak te faktorit ’shtaze’ sepse shtaza ne vetvete eshte e stabilizuar, por per shkak te faktorit ‘moral’, i cili eshte i paqendrueshem sepse nuk eshte absolut.

Pra vetem kur te arrihet nje moral absolut, mund te kemi pertejesimin e njeriut, kapercimin e njeriut ne mbinjeri. (Nicja e identifikon tek kerkimi i nje morali natyror qe e kthen njeriun ne rrenjet e tij, cka do ishte nje perendim i Njeriut, dhe fale ketij perendimi njeriu do kapercehet, do shkoje pertej).

Por ky nuk eshte problemi jone, ajo qe ka rendesi eshte pikerisht se mohimi i etikes, eshte mohim i nje pjese qe ndodhet ne ‘esencen e njeriut’, ne domethenien shqiptare, pra vete ‘njeriu’ keshtu mohohet dhe del pergjithesisht Shtaza. Kjo Shtaze e kerkon zgjidhjen e problemeve qe ka me realitetin tek POLITIKA, por ne fakt duhet ta kerkoje tek esenca e vet. Shtaza nuk e arrin dot politiken , pa arritur etiken.

Ky eshte edhe problemi kryesor i Komunizmit apo filozofive materialiste, gjithcka qe lidhet me materien me te prekshmen, i duhet trupit, i duhet esences tone si shtaze.
Ne rrugen e zbatimit te saj ne mohojme pjesen tjeter te Njeriut, ate qe e lidh me mendimin.
Ne shqip i pagdhendur, vjen nga gdhend e cila nga gdhe qe ka lidhje me gdhenjcke-e dale, e shtrembert, pyke, prandaj themi edhe :

Ai eshte pyke ne diell- pra ‘ i shtrember’.

E verteta, mendimi, ka lidhje me c’eshte ‘e drejte’ (mund te gjenden paralelizma edhe ne gjuhe te tjera qe e verteta=e drejta), por c’eshte e drejte ne zanafillen e vet i perkiste etikes. Mungesa e fjaleve shqip, pengon nje arsyetim te metejshem te mbeshtetur mbi pervojen shqiptare.

2 comments:

Anonymous said...

Ehe…, e njeh pozicionin tim, ndryshe nga Hyllini qe kam frike se as nuk eshte ne gjendje t’a njohe, keshtu qe nuk e kam kollaj te bej lojra, si dhe dyshon.””

Tani thua qe ehe- ja e njeh pozicionin tend, e ke fjalen per kete :

-Per kete Kodren, une s’e çaj fort rradaken se ky vetem llogje ka, gerri-verri andej e gerri-verri kendej, e pa asnje pune te bere. Imagjino sikur Kodra te kishte ulur menderen e te kishte bere ndonje pune : do na kishte shkaterruar te gjitheve. Ky edhe keshtu karafil me duar ne xhepa dhe pa na çan trapin, e jo me t’i kete kaluar nja dy ore mbi nje tekst. Pertac.

Apo per ndonje gje tjeter qe me shpeton ?

Nese me pozicion nenkupton qendrim, vendodhje, te kujtoj se te gjitha kane kuptim brenda nje pike absolute referimi, qendres, po ti nuk ke nje qender rendese, nje bosht, per mua je i denuar me vagabondazh teorik, prandaj dhe ne te shkruarit tend do gjendet perhere nje fryme vagabonde, ku nese mund te mungoje si inkoherence do gjendet si llogje sherrxhiu. Ti shfrytezon konceptin e kritikes, per te justifikuar vagabondazhin teorik.
Po ka shume si puna jote prandaj kakaris ti.

Une them qe kush mendon, mendon vetem nje gje (pa keqkuptime ketu). Gjithe ata qe nuk mendojne vetem nje gje i bie te jene vagabonde te mendimit. Por te mendosh vetem nje gje nenkupton te kesh nje bosht, nje qender rendese.

Tani persa i perket permendjes me gjen ne nje mendje, veç do shtoja se permendja eshte funksion i kujteses.
Them qe u duhet ndalur pak e duhet permendur Platoni (DHE JO HAJDEGERI)e kete po e bej me nje shembull paksa si banal po ne çeshtjet e gjuhes banalitet s’ka:

Lulian, ti ke pas kene nji djale i prap’, burrat e dheut t’thirrshin trap.

Po pse te thirrshin ? Per faktin e thjeshte se njihnin tek ty cilesine, pra eshte traplleku pa te thirrshin trap, po te mos njihnin cilesine s’do te thirrshin ashtu.
Traplleku i takon qenies tende, trapi te qenit tend vetem ne çastin kur te thirrshin.
Prandaj edhe ka dale shprehja me mire te dalte syri se nami, sepse nami eshte i qenies kurse syri i te qenit, pra nami eshte i perjetshem(edhe pas vdekjes te shoqeron) sepse i perket qenies.
Po qe se burrat e dheut t’thirrshin trap, trap ke per te ngele gjithe jeten, edhe ate te pertejme.

Pra duke u nisur nga Platoni, kuptojme se te vete shqipja ashtu si fjala te qenit dallon nga qenia, edhe ‘te menduarit’ dallon nga ‘mendimi’, dhe per te pasur te menduarit duhet te kemi mendimin, nderkaq nese bejme lidhjen
Te qenit- te menduarit
atehere
Qenia – mendimi, nga ku edhe pse mendimi eshte mendimi i qenies.
Sikunder shihet perfundimin e sjell vete shqipja me format e saj.

Tani te mendosh del te jete proçesi ku mendimi i qenies nepermjet te menduarit i paraqitet te qenit. Ky proçes perfaqeson nje bashkepunim te vetvetishem, ku te thirrurit te te qenit i pergjigjet thirrja e qenies.
Duhet mbajtur serisht parasysh bashkerendimi gjuhesor i logjikes se shqipes;te thirrurit-te qenit dhe thirrja-qenia.

Pra ketu kemi te bejme me nje folje te re ”nderthirr”/ndertherras.
I bie qe fale nderthirrjes na mundesohet e menduara, perndryshe e menduara nuk na del veçse e permendur.

Anonymous said...

ke kohe qe nuk shkruan, Hyllin
mua do te me pelqente le lexoja me shpesh; te pakten te gjej tek PTF!